Paratë e drogës kthehen në resorte, goditet organizata e trafikimit të 28 ton kokainë

Paratë e drogës kthehen në resorte, goditet organizata e trafikimit të 28 ton kokainë

Prokuroria e Posaçme deklaroi se ka goditur një ndër organizatat më të mëdha të trafikut të kokainës nga Amerika Latine në vendet e BE-së, e cila i pastronte paratë në Shqipëri me kompani biznesi, resorte dhe pasuri të patundshme. Nga Aleksandra Bogdani (BIRN) Prokuroria e Posaçme deklaroi të premten se ka goditur një nga organizatat më të mëdha të trafikut të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Europës, e cila i pastronte paratë e pista në biznesin e ndërtimit të resorteve dhe pasurive të patundshme në Shqipëri. Akuza të reja janë ngritur edhe ndaj Franc Çopjes, alias Franc Gergely, aktualisht i arrestuar në Belgjikë për vepra penale të trafikut të drogës dhe grupit të strukturuar kriminal. Hetimet u zhvilluan nga SPAK në bashkëpunim me Europol...