Një vatër zjarri e fuqishme në Gjirokastrës, digjen 1 mijë hektarë kullotë, zjarrfikëset në terren

Një vatër zjarri e fuqishme në Gjirokastrës, digjen 1 mijë hektarë kullotë, zjarrfikëset në terren

Një vatër zjarri e fuqishme ka shpërthyer pasditen e sotme në zonën e Picarit, Gjirokastër, duke përfshirë kullota dhe shkurre të shumta. Flakët vazhdojnë të përpijnë barishte dhe shkurre, ndërsa Shërbimi Zjarrfikës dhe strukturat e emergjencës janë angazhuar intensivisht për lokalizimin dhe shuarjen e tij. Kjo është vetëm një ndër seri zjarresh që kanë përfshirë zonën këtë verë, duke shkatërruar rreth 1 mijë hektarë pyje dhe kullota, dhe duke rrezikuar gjithashtu zonat e banuara. Autoritetet lokale dhe shërbimet e emergjencës po bëjnë çdo përpjekje për të mbajtur nën kontroll situatën dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve. Deri tani, nuk janë raportuar dëme të tjera serioze, por situata mbetet e ndërlikuar, pasi zjarret e kësaj vere kanë sjellë pasiguri të madhe në komunitetet rurale të...