Mbledhje urgjente e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, shqyrtohet plani i Izraelit për Gazën

Mbledhje urgjente e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, shqyrtohet plani i Izraelit për Gazën

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet të shtunën, më 9 gusht, në një seancë urgjente për të diskutuar planin e Izraelit për të marrë kontrollin e Rripit të Gazës, sipas burimeve diplomatike. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka shprehur shqetësim të thellë për këtë vendim të qeverisë izraelite, duke paralajmëruar për një përshkallëzim të rrezikshëm. “Jam thellësisht i shqetësuar nga vendimi i Izraelit për të marrë kontrollin e Gazës. Kjo mund të përkeqësojë krizën humanitare për miliona palestinezë dhe të rrezikojë jetët e shumë të tjerëve, përfshirë pengjet e mbetura. Apeloj për një armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm, ndihmë humanitare pa pengesa dhe lirimin e menjëhershëm e pa kushte të të gjithë pengjeve,” deklaroi Guterres në rrjetin “X”....