Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
SPAK goditi grupin që “mbushën” Europën me drogë! 17 ton kokainë me Charter, si fshihej lënda narkotike?
Foto ilustruese TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka realizuar një goditje të rëndësishme ndaj një organizate kriminale shqiptare, e cila thuhet se kontrollonte trafikun e kokainës në tregun evropian. Hetimet intensive, në bashkëpunim me EUROPOL dhe autoritetet ligjzbatuese nga Belgjika, Franca, Holanda, Gjermania dhe Italia, kanë zbuluar dërgesa shumë-tonëshe kokainë nga Amerika Latine drejt porteve kryesore të BE-së, përfshirë Hamburgun, Anvers etj. Organizata kriminale që ka tentuar të trafikojë në Evropë rreth 17 ton kokainë, operonte në një shkallë globale, duke bashkëpunuar me grupe të tjera kriminale për të lehtësuar transportet drejt porteve evropiane dhe investonte fitimet e mëdha në prona dhe biznese në Shqipëri dhe jashtë saj. Bazuar në hetime, ngarkesat e kokainës siguroheshin nga drejtuesi i organizatës Ervis Çela. Lënda narkotike fshihej...