Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Fotolajm nga Rama: S’është pikturë, është Dhërmiu live dhe pa filtra
Kryeministri Edi Rama këtë mbrëmje nga ndarë me ndjekësit në Facebook një foto nga Dhërmiu. Rama shkruan se nuk është pikturë, por një foto live pa filtra nga ky vend që është një nga pikat më të vizituara nga turistët dhe pushuesit. Mediet e ndryshme ndërkombëtare pasqyrojnë në reportazhet dhe shkrimet e tyre bukuritë e Dhërmiut, duke tërhequr vëmendjen e turistëve për ta vizituar atë. Gjatë muajit korrik edhe gazeta prestigjioze amerikane ”New York Times” ka përzgjedhur edhe Dhërmiun ndër destinacionet më të mira turistike globale. Dhërmiu është një destinacion kryesor edhe për ata që duan të festojnë, pasi në zonë organizohen disa festivale të mëdha muzikore gjatë gjithë verës.