Personazhi i Tiktok, Genard Hajdini rrëfen dhunën: Më goditi disa herë, për 7 sekonda…

Personazhi i Tiktok, Genard Hajdini rrëfen dhunën: Më goditi disa herë, për 7 sekonda…

Genard Hajdini, një personazh i njohur në rrjetet sociale, në orët e para të mëngjesit të 3 gushtit u dhunua bashku me babanë e tij në ambientet e një lokali në kryeqytet. Në një intervistë për Top Channel pesë ditë pas ngjarjes, me hematoma ende në fytyrë, Genardi rrëfen sesi nisi konflikti ku fillimisht u dhunua babai i tij nga një klient në lokalin ku ndodhej, dhe më pas u dhunua edhe ai. Genardi i njohur për historinë e trishtë të jetës së tij, tregon se nuk ka konflikte me askënd dhe se rastin do e ndjekë deri në instancat më të larta të drejtësisë.