Përmbyset makina në Qafë Koshovicë, 3 të plagosur, në gjendje të rëndë një 17-vjeçar

Përmbyset makina në Qafë Koshovicë, 3 të plagosur, në gjendje të rëndë një 17-vjeçar

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur Qafë Koshovicë, ku një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Shtetasi E.S., 44 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin e makinës. Në mjet udhëtonin katër persona, tre prej të cilëve kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin e Fierit për të marrë ndihmë mjekësore. Mësohet se njëri prej tyre, një 17-vjeçar, ndodhet në gjendje të rëndë. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit.