Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Luftë” për një pako ushqime, ballkoni shembet dhe zë poshtë turmat e palestinezëve
Një ballkon i një pallati në Gaza City u shemb ndërsa dhjetëra palestinezë u përpoqën të merrnin produkte nga një pako me ndihma humanitare që kishte rënë në çatinë e një restoranti. Si pasojë e incidentit kanë mbetur të plagosur disa persona. Sipas një videoje që qarkullon në internet incidenti ndodhi kur një pako me ndihmë humanitare që ishte hedhur me parashutë nga një aeroplan u bllokua në çatinë e ndërtesës, raporton A2. Pakoja ra në një ballkon, vendndodhja e të cilit u identifikua përmes gjeolokacionit. Qindra palestinezë nxituan drejt vendit të ngjarjes dhe shumë prej tyre u ngjitën në të në një përpjekje të dëshpëruar për të arritur kutitë e ndihmave. Ndërsa pesha u rrit, ballkoni filloi të përkulej përpara se të shembej mbi...