Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Mbrojtja Civile e Gazës ngre alarmin: Civilët po lëndohen dhe po humbin jetën nga pakot e ndihmës që hidhen nga ajri
Mbrojtja Civile në Rripin e Gazës paralajmëroi sot për “rreziqe në rritje” të lëndimeve dhe vdekjeve midis civilëve nga dërgesat e ndihmave që hidhen nga ajri në enklavën palestineze. “Sot, Karam al-Kahlut, 19 vjeç, u plagos rëndë nga rënia e një kutie me ndihma në rrugën Al-Jalaa, në pjesën perëndimore të qytetit të Gazës”, tha zëdhënësi i Mbrojtjes Civile, Mahmoud Bashal për Agjencinë Franceze të Lajmeve. “Këto hedhje ndihmash nga ajri përbëjnë një rrezik shumë të lartë për jetën e civilëve. Lëndime dhe vdekje të shkaktuara nga pakot e rënda që bien mbi kokat e njerëzve në zonat me popullsi të dendur regjistrohen çdo ditë”, theksoi ai. “Për më tepër, grumbullimi i qindra njerëzve në zonat ku hidhet ndihma shpesh çon në lëndime dhe në...