Prostitucion në qendrat e masazhit! Dërgohen në gjyq dy administratorë, u sekuestrohen pasuritë
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq vëllezërit M.R. dhe A.R. nën akuzë për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.Në vijim të hetimeve të procedimit penal nr.1789 […]
Policia Rrugore e Tiranës: Janë arrestuar/proceduar në gjendje të lirë 37 drejtues, janë vënë 12 852 gjoba
Policia Rrugore e Tiranës, ka njoftuar përmes një postimi të bërë prezent se vijojnë monitorimet dhe kontrollet intensive për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Si rezultat i kontrolleve, gjatë kësaj jave janë arrestuar/proceduar në gjendje të lirë 37 shtetas konkretisht:-8 shtetas të arrestuar për […]
Programi ekonomik i PD/ Berisha premton: Ulje nga 15 në 2% të taksës së shitjes së pronës
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë disa premtime nëse forca politike që ai drejton, fiton zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se një nismë që do të ndërmarrë Partia Demokratike, është taksa për shitjen e shtëpive, që sipas tij do të bjerë nga 15% në 2%. Po […]
300 mijë vota me zarf! Nga prilli nis shpërndarja e votës së Diasporës, zarfa në 85 vende të botës
Foto ilustruese TIRANË- 245 808 shqiptarë, nisur nga 5 prilli do të marrë në postë një zarf të madh, brenda të cilit do të futet “vullneti” i tij për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Zarfat do të nisen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në 85 vende të botës për të mbërritur në dyert e qytetarëve […]
FOTOLAJM- Berisha kujton Rugovën, e “kopjon” edhe me veshje, shfaqet me shall
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha mori pjesë në promovimin e librit “Ibrahim Rugova”, i shkruar nga Adnan Merovcit. Merovci ka shërbyer si udhëheqësi i protokollit në Presidencën e Kosovës kur Ibrahim Rugova ishte president. Në këtë takim, Berisha foli rreth presidentit të ndjerë, duke e cilësuar atë një lider jo vetëm vizionar, por dhe […]
Live në Facebook, Rama telefonon Ballën, zbardh axhendën e takimeve në Greqi
Edi Rama TIRANë- Kryeministri Edi Rama ka telefonuar teksa ishte livë në “Facebook” ministrin për Shtetin dhe Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Ballën, për të folur për takimin me shqiptarët në Kretë. Rama bëri me dije se më datë 29 mars në orën 18:00, do të takohet me diasporën shqiptare në Greqi. Gjithashtu, kryeministri bëri me […]
Bashkia e Tiranës/ Rama mohon ndërhyrjet: S’e drejtoj unë! Berisha me akuza: Kërcënove Goxhajn!
Edi Rama dhe Sali Berisha TIRANË- Një pjesë e mirë e retorikës së fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit është fokusuar tek Bashkia e Tiranës, dhe mungesa e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili tashmë është arrestuar me urdhër të SPAK. Mëngjesin e sotëm, gjatë rubrikës “Sy m’sy”, Rama i pyetur nga qytetarët sqaroi se […]
INVESTIGIMI/ Emërimi që po trondit politikën austriake, si u caktua Fate Velaj ambasador?
Fate Velaj VIENË- Emërimi i Fatmir Velajt si ambasador i Shqipërisë në Austri në vitin 2023 po bëhet gjithnjë e më shumë një fuçi baruti diplomatike dhe politike. Çështja ‘Velaj’ po shkakton shumë polemika në Ministrinë e Jashtme të Beate Meinl-Reisinger dhe është kthyer në një çështje politike dhe po e vë qeverinë e re […]