Mesazhi në Shkup për liderët e rajonit: Gati për reforma të vështira!
Në samitin e Bashkimit Evropian-Ballkani Perëndimor në Shkup, Komisionerja e Zgjerimit e BE-së, Marta Kos, tha se reformat e kërkuara nga Brukseli nuk janë të lehta, por do të rezultojnë në ndryshime të thella sociale. Ajo u tha udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor se ata duhet të punojnë shumë për reformat, sepse ato sjellin stabilitet, siguri […]
Babai akuzoi me vajzën e tij, Bashkia: Ndihmë financiare dhe strehim për nënën dhe 7 fëmijët
Bashkia Fier ka reaguar pas lajmit të fortë se në fshatin Sheqishte, babai dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të bijën, 12-vjeç. Kështu Bashkia ka ofruar ndihmë tẽ menjëhershme në masën 2 milionë lekë të vjetra, akordimin e një bonusi qeraje ku nëna e 7 fëmijëve të zgjedhë banesën dhe qeranë do e paguajë bashkia, […]
Shqipëria nxjerr nga Irani 5 shqiptarë, Hasani: U arrit me ndihmën e vendeve partnere
Qeveria shqiptare është përfshirë në një tjetër operacion për evakuimin e shqiptarëve nga Irani. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani jep detaje mbi evakuimin nga Irani të një familjeje shqiptare. “Kemi ruajtur vëmendje maksimale edhe për shtetasit shqiptarë që ndodhen në vende me të cilat nuk kemi marrëdhënie diplomatike, siç është Irani. […]
Thirrja nga Berisha në Asamblenë e OSBE: Kombi im duhet të votojë i lirë, na ndihmoni
Kreu i PD-së, Sali Berisha në mesazhin e tij gjatë asamblesë parlamentare të OSBE, foli për zgjedhjet e 11 Majit. Para përfaqësuesve të organizatës që kanë monitoruar nga afër zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, lideri i opozitës pohoi se Shqipëria është kthyer në narkodiktaturë, ku sipas tij vota u diktua nga krimi. ”Kartelet e […]
Korrupsion në zgjedhje? Gjykata e Posaçme vendos pushimin e hetimeve nga kallëzimi i PD-së
Gjykata e Posaçme në Tiranë me kërkesë të SPAK, pushoi hetimet për korrupsion në zgjedhje të një dosjeje që ishte kallëzuar nga PD-ja dhe që bënte fjalë për hetimet për krime elektorale që i përkasin zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023. Çështja për të cilën nuk u gjetën elementë të veprës penale lidhet me një […]
Europa po ”digjet”, Franca mbyll mbi 1 mijë shkolla. Spanja shënon muajin më të nxehtë
Europa është nën ”pushtetin” e flakëve. Franca ka mbyllur më shumë se një mijë shkolla, ndërsa Spanja konfirmoi qershorin si muajin më të nxehtë në histori, teksa një valë ekstreme e të nxehtit ka shkaktuar alarmi në mbarë Evropën. Sipas Shërbimit Europian të ndryshimit të Klimës Kopernikus, Evropa është kontinenti me ngrohjen më të shpejtë, […]
“Djali dhe vajza e Berishës kanë bërë namin!”/ Argita Malltezi shpërthen ndaj Baton Haxhiut: Më akuzon mua pa fakte
Argita Malltezi ka reaguar pas një deklarate të gazetarit dhe analistit Baton Haxhiu, për korrupsionin e saj dhe të vëllait të vet, Shkëlzen Berishës, gjatë kohës që babai i tyre ishte kryeministër. “Dje, Baton Haxhiu, mjelësi i parave të shqiptarëve nëpërmjet inceneratorëve dhe parave të korrupsionit të Edi Ramës, njësoj si Adriatik Doçi e Karlo […]
Rinumërohen mbi 50% e kutive të Fierit, si ndryshon rezultati
Në qarkun e Fierit janë rinumëruar mbi 50% e kutive të votimit, duke sjellë ndryshime në rezultatin përfundimtar të subjekteve politike. Partisë Demokratike i janë zbritur 80 vota krahasuar me rezultatin e 11 majit, ndërsa Partisë Socialiste i janë rikthyer 34 vota, të cilat më parë ishin shpallur të pavlefshme. Koalicionit “Nisma–Shqipëria Bëhet” i janë […]
By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh
Nëse këtë verë keni kaluar nga Bypass-i i Vlorës dhe jeni përballur ende me punime, mos u çudisni. Vepra që qeveria ka inauguruar dy herë, ende nuk ka përfunduar. Dy vite pas ceremonive inauguruese të rrugës dhe dhjetëra miliona eurove shtesë, aksi 29 kilometra i gjatë, vazhdon të ketë mangësi në elementët e sigurisë rrugore. […]
Debati Rama-Farage si pasqyrë e botës së re ku kemi hyrë
Nga Skënder Minxhozi/ Nigel Farage është një personazh i njohur në Britaninë e Madhe dhe jashtë saj. Është njeriu që ka marrë përsipër meritën (damkën, nëse shihen sondazhet e sotme), për avancimin bashkë me Boris Johnson të fushatës së famshme të Brexit në verën e vitit 2016. Thënë ndryshe daljen e Britanisë së Madhe nga […]
U arrestua sot në Francë, kush është Paul Deda, i akuzuar për grup kriminal
Janë zbardhur detaje të reja nga arrestimi i 50-vjeçarit shqiptar në Francë. Rezulton se personi që ka rënë në pranga është Paul Deda, ish-shoqëruesi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Deda ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash, vepra penale të kryera në kuadër të një organizate […]
Nderime për Kadarenë në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta, bashkëshortja: U mbijetoi marrëzive të kohës që jetuam
Në 1-vjetorin e ndarjes së Ismail Kadaresë, mes shkrimtarëve, studiuesve, njerëzve të letrave, medias dhe politikës, ishte e pranishme edhe bashkëshortja e autorit, Elena Kadare. “Kur bëhet fjalë për figurën e Ismail Kadaresë unë jam e ndjeshme ndaj tonit elitar të folësve dhe vlerësimin që iu bë veprës së tij. Të gjithë e dimë që […]
Aksident në aksin Lezhë Shëngjin! Humbi kontrollin mbi mjetin dhe u përplas me barrierat e rrugës, plagoset drejtuesi i motoçikletës
Një aksident ka ndodhur pak momente më parë në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin. Drejtuesi i një motoçiklete ka mbetur i plagosur pasi humbi kontrollin e mjetit që drejtonte dhe u përplas me barrierat anësore të rrugës. I plagosuri u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës, ndërsa policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e […]
Kallëzimi i PD për korrupsion në zgjedhjet e 2023-shit, Gjykata e Posaçme pushon hetimet
Me kërkesë të SPAK Gjykata e Posaçme në Tiranë pushoi hetimet për korrupsion në zgjedhje të një dosjeje që ishte kallëzuar nga Partia Demokratike dhe që bënte fjalë për hetimet për krime elektorale që i përkasin zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023. Siç thonë burimet e gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, çështja për të cilën […]
Do dëbojë Elon Musk nga SHBA? Ja si përgjigjet Trump
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe miliarderi Elon Musk janë përfshirë sërish në replika më njëri-tjetrin, pasi marrëdhëniet e tyre prej disa javësh janë prishur. Sipas mediave të huaja, gjatë një deklarate, i pyetur nëse do të merrte në konsideratë deportimin e Elon Musk, Donald Trump nuk e përjashtoi një mundësi të tillë. “Nuk e […]
Rubio njofton zyrtarisht: Nga 1 korriku USAID pushon së funksionuari, ndihmat do të administrohen nga DASH
Sekretari i Shtetit të SHBA, Marco Rubio, përmes një njoftimi zyrtar në Departamentin e Shtetit të SHBA ka bërë të ditur një ndryshim të madh në mënyrën se si do të menaxhojë ndihmën e huaj, duke i dhënë fund rolit të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). “Gjatë rishikimit të mijëra programeve dhe mbi 715 miliardë […]
Sezoni turistik, Inspektoriati i Punës plan masash për mbrojtjen e të drejtave të punonjësve
Inspektorati Shtetëror i Punës ka hartuar një plan masash për kontrollin e subjekteve që ushtrojnë aktivitet gjatë sezonit turistik në të gjithë vendin. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se qëllimi i këtyre kontrolleve është të garantojë kushte pune të ndershme dhe të sigurta, duke mbrojtur të drejtat e punonjësve dhe promovuar ligjshmërinë […]
Befasi në Mynih, Bayern gati 45 mln euro për yllin e kombëtares angleze
1 Korrik 2025 16:21 Telesport Surprizë e madhe në Mynih. Bayern raportohet se ka interes për yllin e Manchester United, Marcus Rashford. Anglezi nuk ka më të ardhme në “Old Trafford” dhe po mendon largimin përfundimtar nga “Djajtë e kuq”. Kontrata e tij aktuale skadon në 2028, por dihet se do të shitet dhe vlera […]
Xabi Alonso do sistem me 3 qendërmbrojtës, gjen emrin e duhur në Gjermani
1 Korrik 2025 16:34 Telesport Piero Hincapie. Ky është mbrojtësi që ka kërkuar Xabi Alonso për merkaton e Real Madrid. Qendërmbrojtësi ekuadorian, i cili ka punuar me spanjollin te Bayer Leverkusen, është zgjidhja e teknikut për të luajtur me tre qendërmbrojtës. Hincapie, vetëm 22 vjeç, pëlqehet shumë jo vetëm nga Real Madrid, por edhe nga […]
Sa përfituan klubet e Kategorisë së Parë për futbollistët e moshës 16-21 vjeç
1 Korrik 2025 16:48 Telesport Për të tretin vit radhazi, Federata e Futbollit zbatoi me sukses programin e incentivimit për futbollistët e moshës 16–21 vjeç, të cilët aktivizohen në Kategorinë e Parë. Gjatë sezonit futbollistik 2024/2025, FSHF ka shpërndarë një fond prej 13,289,798 lekësh të rinj për klubet pjesëmarrëse në këtë kategori, konkretisht: Apolonia, Erzeni, […]