Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
25 dhjetor 1914, dita kur futbolli mposhti luftën
25 dhjetor 1914, Krishtlindje. Një nga më të paharruarat që kujton historia njerëzore. Prej pesë muajsh bota është në luftë. E ardhmja e njerëzimit është në dyshim, e zymtë, plot me të papritura. Në sytë e njerëzve lexohej vetëm urrejtje dhe hakmarrje. Nuk ka vend për dashuri. Asgjë nuk dukej se mund të largonte errësirën që mbizotëronte gjatë Luftës së Parë Botërore. Futbolli në ato vite ishte në fillimet e saj, duke u zhvilluar si një sport popullor, që kishte fuqinë për të bashkuar njerëzit dhe idealet, për të shkuar përtej kufijve dhe dallimeve. Në luftë gjithçka tjetër kalonte në plan të dytë. Sporti nuk mund të shpëtonte jetë njerëzish, të ushqejë dhe të strehojë, të parandalojë tmerrin. Në atë Krishtlindje, megjithatë, diçka po ndryshonte....