17 fëmijë të infektuar me salmonel në Gramsh, AKU: Nga përgjigjet e analizave…

17 fëmijë të infektuar me salmonel në Gramsh, AKU: Nga përgjigjet e analizave…

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar në lidhje me infektimin e fëmijëve me salmonelë në një kopsht në Gramsh. Nëpërmjet një komunikimi publik, AKU thotë se nga analizat e bëra deri më tani për “produktet qumësht, kofshë pule, vezë e kampionuar nga DRAKU Tiranë, kanë rezultuar të pastër për treguesin Salmonella spp.” Ndërsa, vijon analizat edhe për produkte të tjera që janë përdorur për të ushqyer fëmijët në kopshtin e Gramshit. Komunikim për publikun Në kuadër të transparencës, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon ndjekjen e procedurave ligjore dhe informimit të publikut, lidhur me kampionaturat e marra në produktet ushqimore lëndë e parë në kopshtin Nr .1 në qytetin e Gramshit dhe në subjektin furnizues në Tiranë, të cilat u dërguan për analizim për treguesin Salmonella...