VIDEO/ Rama thirrje emigrantëve: Mos përtoni, por dërgojini zarfet në pikat përkatëse. Mos prisni DHL
Edi Rama ka reaguar pas takimit përmbyllës elektoral që zhvilloi në qytetin e Kavajës. Përmes një video të postuar në rrjetet sociale, kreu i PS-së vlerësoi atmosferën në qytet si jashtëzakonisht pozitive dhe përplot energji, ndërsa bëri edhe një apel të drejtpërdrejtë për qytetarët shqiptarë që jetojnë në Greqi lidhur me procesin e votimit për […]
Jorida Tabaku në Kamëz: Mjaft me çmime që rriten çdo ditë dhe paga që nuk mjaftojnë. Koha për ndryshim
Kandidatja e PD-së për deputete në listën e hapur të qakurt Tiranë, Jorida Tabaku, këtë pasdite zhvilloi takime në Kamëz dhe Sauk. Teksa ka ndarë foto nga takimet, Tabaku shkruan se është koha për ti thënë mjaft çmimeve që rriten çdo ditë dhe paga që nuk mjaftojnë. ”Nga Kamza dhe Sauku vjen një mesazh i […]
Edi Rama në Elbasan, pritje masive e qytetarëve: Shqipëria do ulet në sallonin e BE
Këtë mbrëmje kreu i PS-së, Edi Rama po mban një takim përmbyllës së fushatës në Elbasan, ku përsëriti edhe njëherë premtimin kryesor të fushatës së tij zgjedhore, se vota e 11 majit duhet për të çuar Shqipërinë në familjen e madhe evropiane. ”I gjithë Elbasani dhe banorët e këtij qarku të bëhen bashkë për Shqipërinë 2030 […]
Gjin Gjoni: PS mban njerëz të armatosur, SPAK t’i përgjojë
Kandidati i PD-së në qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni akuzon zyrtarë të Partisë Socialiste, duke thënë se po përpiqen me të gjitha mjetet për të intimiduar votuesit apo edhe për të blerë vota për zgjedhjet e 11 majit. Në lidhje me incidentin ku u përfshinë nënkryetari i Bashkisë së Lezhës, kreu i OSHEE, ai dhe […]
Itali/ Grabitën 24 shtëpi në gjashtë muaj, çmontohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë
Karabinierët italianë kanë goditur një grup skifterësh shqiptarë, që ishin kthyer në tmerrin e banorëve të zonës në Trentino me serinë e grabitjeve. Dy persona janë arrestuar, teksa po hetohet dhe kërkohet për të implikuarit e tjerë. Banda akuzohet për të paktën 24 vjedhje dhe tentativa plaçkitjesh në shtëpi, si dhe një vjedhje makine, të […]
Dhunohet një polic i qarkullimit në Kukës, përfundon në spital me plagë të shumta
Dhunohet një efektiv policie i qarkullimit në Kukës nga disa persona. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të detyrës sepse efektivi i ka ndaluar ditë më parë dhe sot i kanë shkuar pranë banesës dhe e kanë dhunuar .Efektivi ka marrë mjekim në spital për shkak të plagëve të shumta.
Transferimi ndërkombëtar i të dhënave personale: Shqipëria e Kosova njohje reciproke!
Në kuadër të ligjit nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka miratuar vendimin nr. 1 datë 30.4.2025 “Për përcaktimin e shteteve që sigurojnë një nivel të mjaftueshëm të mbrojtjes së të dhënave personale”. Në vendimin e Komisionerit përcaktohet lista […]
Jo vetëm politikë: Dhurata Çupi përballë një sfide personale në kulmin e garës për mandat
Dhurata Çupi TIRANË- Edhe 3 ditë kanë mbetur nga fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 maj. Ashtu siç është krejt e natyrshme, të gjitha forcat politike, edhe kandidatët janë më të pranishëm se kurrë në terren për të bindur qytetarët të zgjedhin ata në fletën e votimit. Por fushata duket […]
Dekorata apo dekrete, Presidenca shpenzoi 2.3 milionë euro gjatë vitit të shkuar
Për dekorata, dhënie nënshtetësia apo shpallje ligji… bashkë me aktivitete brenda e jashtë vendit për promovimin e Shqipërisë, Presidenca shpenzoi 227 milionë lekë apo rreth 2.3 milionë euro gjatë vitit të shkuar. “Përgjatë vitit 2024 u realizuan 490 dekrete për shpallje ligjesh, nënshtetësi dhe dekorata, apo 98% e sasisë së planifikuar. U realizuan 20 aktivitete […]
Shqiptari trafik kokaine në ‘emër’ të Cristiano Ronaldos, u kap me 21 kg drogë dhe depo armësh në Firence
Policia italiane zbardhi detaje nga operacioni më i fundit i arrestimit të një shqiptari në Piza, me një ngarkesë 21 kg kokainë të fshehur në depon e shtëpisë dhe arsenal armatimi gati për “luftë”. Karabinierët e kompanisë Firence Oltrarno, me mbështetjen e forcave të Pizës në Firence publikuan edhe foto nga ky aksion, ku ra në sy […]