Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
India anullon planet për blerjen e armëve amerikane pas vendosjes së tarifave nga Trump
India ka pezulluar planet për të blerë armë dhe aeropalnë të rinj amerikanë, sipas tre zyrtarëve indianë të njohur me çështjen, në shenjën e parë konkrete të pakënaqësisë së Indisë pasi tarifat e vendosura mbi eksportet e saj nga presidenti Donald Trump i çuan marrëdhëniet në nivelin e tyre më të ulët në dekada. India kishte planifikuar të dërgonte Ministrin e Mbrojtjes Rajnath Singh në Uashington në javët e ardhshme për një njoftim mbi disa nga blerjet, por ky udhëtim është anuluar. Kjo e rriti tarifën totale mbi eksportet indiane në 50%, ndër më të lartat nga çdo partner tregtar i SHBA-së. Presidenti ka një histori të tërheqjes së shpejtë të tarifave dhe India ka thënë se mbetet aktive në diskutime me Uashingtonin, shkruan BBC. Një...