Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kryebashkiaku Dredha: Forcat zjarrfikëse janë në punë për shuarjen e zjarrit në Tragjas
Në Tragjas të Vlorës po punohet për shuarjen e zjarrit të rënë. Kreu i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha thotë se forcat zjarrfikëse janë aktualisht në terren dhe po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit, në zonën e Tragjasit. “Megjithëse në terren të vështirë, po merren të gjitha masat për të izoluar vatrat dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve”, tha Dredha, i cili ndodhet në terren për të inspektuar situatën. Zjarri ka përfshirë malin e Tragjasit, ku terreni për ndërhyrje është i vështirë. Në disa zona te vendit kanë rënë zjarre ditët e fundit. Si pasojë e aktivizimit të Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, që nga orët e para të mëngjesit të sotëm, në Shqipëri kanë mbërritur për të ndihmuar në përballimin...