Çfarë ka mes tyre? Xheneta: Unë nuk jam Bora Zemani!

Çfarë ka mes tyre? Xheneta: Unë nuk jam Bora Zemani!

Ish-finalistja e “Big Brother VIP Kosova”, Xheneta Fetahu, vazhdon të mbajë të ndezur interesin e ndjekësve të saj, sidomos në platformën TikTok. Ajo ka reaguar me një deklaratë të fortë lidhur me pyetjet që i janë drejtuar për “përndjekjen e meshkujve”. “Unë nuk i përndjek meshkujt, mas pari unë nuk jam Bora Zemani, unë jam Xheneta Fetahu, unë kurrë nuk i shkoj prapa një mashkulli, ose më mbanë para duarve dhe më vlerëson, ose hiqet, për mu kallen,” u shpreh Xheneta, duke shtuar se nuk ka interes për kërkesa të tilla. Kjo deklaratë ka shkaktuar shumë reagime nga ndjekësit e saj, të cilët kanë shpërthyer me komente të ndryshme, disa mbështetëse dhe disa kritikues.