Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shoferët merrnin 2% të lekëve, zbardhen rrugët e transferimit të parave të kokainës në Shqipëri
SPAK ka zbardhur dy rrugët që përdorte grupi i organizuar kriminal i trafikut të kokainës nga Amerika Latinë në vendet e Bashkimit Evropian. Ndërsa konsiderohet si një nga organizatat shqiptare më të fuqishme në trafikun ndërkombëtar të kokainës, grupi i drejtuar nga Ervis Çela dhe Franc Gergely alias Franc Çopja kalimin e parave të përfituara nga trafiku i drogës e realizonin përmes një skeme të mirëorganizuar dhe shumë të sofistikuar, që kishte për qëllim shmangien e gjurmimit financiar dhe fshehjen e origjinës së tyre kriminale. Dy ishin metodat kryesore të përdorura: transporti fizik i parave “cash” dhe sistemi informal i transfertave të njohur si “hawala”. Paratë transportoheshin kryesisht nga vendet e BE-së drejt Shqipërisë, në mënyrë të fshehtë, përmes rrjeteve të shoferëve të besuar të linjave ndërkombëtare...