A i bërtiti Trump në telefon Netanyahu-t, apo jo?

A i bërtiti Trump në telefon Netanyahu-t, apo jo?

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidenti amerikan Donald Trump patën një bisedë telefonike, ku ky i fundit i bërtiti të parit për krizën humanitare në Rripin e Gazës. Ky ishte informacioni që qarkulloi në media mbrëmjen e së enjtes, por që këtë të premte, zyra e kryeministrit Netanyahu e hodhi poshtë si “lajm tërësisht të rremë.” Sipas NBCNews, që citoi zyrtarë të lartë amerikanë anonimë, biseda e zjarrtë telefonike ndodhi më 28 korrik, pasi Netanyahu deklaroi në një event se, pavarësisht raporteve të shumta për urinë dhe thatësirën në Gaza, “nuk ka uri në Gaza.” Trump pati reaguar publikisht ditën tjetër duke thënë se nuk ishte “veçanërisht i bindur” nga fjalët e Netanyahut, duke shtuar se kishte “uri reale” në Rripin e Gazës dhe: “Këtë nuk mund ta...