Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shokuese/ Raporti: 33 % e shqiptarëve kanë frikë se nuk sigurojnë dot ushqim
Shqiptarët vazhdojnë të kryesojnë në rajon për frikën se nuk mund të sigurojnë ushqim aq sa u nevojitet. Raporti “Gjendja e Sigurisë Ushqimore dhe Ushqyerjes në Botë”, i hartuar nga pesë agjenci të specializuara të Kombeve të Bashkuara, ka nxjerrë në pah se 33% e shqiptarëve përjetojnë pasiguri ushqimore një shifër shumë më e lartë se në të gjitha vendet e Ballkanit, të cilat variojnë nga 6,6% deri në 15%. Shqipëria ka një përqindje të lartë të qytetarëve që ndihen të pasigurt edhe krahasuar me mesataren globale, e cila është 28%. Pasiguria ushqimore, sipas ekspertëve që kanë hartuar raportin, ka shënuar një rënie të lehtë në nivel global. Nga ana tjetër, raporti ka nxjerrë në pah se rreth 8,2% e popullsisë globale ose rreth 673...