Zjarri masiv në Tragjas, flakët rrezikojnë banesat, ndërhyrja në terren e vështirë

Zjarri masiv në Tragjas, flakët rrezikojnë banesat, ndërhyrja në terren e vështirë

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë në zonën e Tragjasit, duke përfshirë sipërfaqe me bimësi të dendur dhe duke rrezikuar përhapjen drejt zonave të banuara. Në vendngjarje ndodhen aktualisht 17 efektivë zjarrfikës dhe 3 punonjës nga Drejtoria Pyjore, të cilët po punojnë për izolimin e flakëve. Ndërhyrja është e vështirësuar për shkak të terrienit të thyer dhe të paarritshëm me mjete, çka po kërkon angazhim të shtuar fizik dhe bashkërendim mes forcave në terren. Autoritetet janë në gatishmëri për të mbajtur nën kontroll situatën dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit më tej.