“Hawala” ishte zgjidhja! Si transferoheshin paratë e drogës nga Zvicra në Shqipëri, kamuflimi pas agjencisë turistike

“Hawala” ishte zgjidhja! Si transferoheshin paratë e drogës nga Zvicra në Shqipëri, kamuflimi pas agjencisë turistike

Foto ilustruese TIRANË- Prokuroria Speciale e Shqipërisë (SPAK) pak javë më parë kishte në shënjestër një grup kriminal me qendër të Zvicrës. Klani kriminal shqiptar dyshohet se ka pastruar paratë e drogës për vite me radhë përmes një agjencie udhëtimesh në Lucernë. Sipas medias zvicerane, shtatorin e kaluar, Zyra e Prokurorit Federal Zviceran arrestoi 6 persona me dyshimet se ishin pjesë e një organizate kriminale që merrej me pastrim parash dhe trafik droge. Katër prej këtyre individëve ishin të lidhur me një agjenci udhëtimesh në Lucernë. Një i pestë punonte si korrier parash dhe shofer. Bankë e fshehtë Duke përdorur të ashtuquajturin sistem bankar "hawala", klani ka transferuar miliona nga Zvicra në Kosovë dhe Shqipëri. Por si funksionon saktësisht ky sistem? Dhe si e gjurmoi...