SPAK “zbarkon” në resortin luksoz, sekuestrohet celulari i pronarit

SPAK “zbarkon” në resortin luksoz, sekuestrohet celulari i pronarit

Foto ilustruese GOLEM- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ushtruar kontroll në një resort në golem, në kuadër të operacionit të goditjes së organizatës kriminale të përfshirë në trafikimin e drogës në tregun europian. Bëhet fjalë për "Klajdi Resort", ku gjatë kontrolleve hetuesit kanë sekuestruar telefonin celular të pronarit të resorit, Orman Kokoshi. Kjo lëvizje e SPAK vjen pas goditjes së organizatës kriminale të trafikut të drogës nga vendet e Amerikës Latine, drejt vendeve të Bashkimit Europian. Bëhet fjalë për klanin “Çopja” të cilët operaonin në shitjen dhe blerjen e kokainës nga Amerika Latine në Europë./ZËRI