Qendra Rinore në Korçë, Rama poston pamjet: Hapësirë në shërbim të të rinjve që të zhvillojnë talentet

Qendra Rinore në Korçë, Rama poston pamjet: Hapësirë në shërbim të të rinjve që të zhvillojnë talentet

Qendra Rinore në Korçë është transformuar në një hapësirë ku të rinjtë mund të zhvillojnë talentet e tyre. Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje nga kjo qendër, e cila ofron të gjitha kushtet e nevojshme që të rinjtë të marrin pjesë në aktivitete kulturore, të argëtohen dhe të mësojnë së bashku. “Qendra Rinore Korçë, një hapësirë në shërbim të të rinjve të qytetit, të cilët do të mund të kalojnë kohë cilësore duke zhvilluar talentet e tyre dhe marrë pjesë në aktivitete kulturore, duke u argëtuar e mësuar së bashku”, shkruan Rama. Qendra Rinore në Korçë ka një sallë kinemaje, tavolina ping pongu, bilardoje, ambjentin e podcast-it, salla ku të rinjtë mund të punojnë në grupe për realizimin e projekteve shkollore e jashtëshkollore.