Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
SPAK godet organizatën e kokainës/ Delia: Organizata me disa bashkëdrejtues, kishte gjeneruar miliarda euro të ardhura
Gazetarja Etleva Delia thotë se organizata kriminale, që u godit nga SPAK për trafikun e kokainës, kishte drejtues jo vetëm Franc Çopjan, por edhe Ervin Çelën, tashmë i arrestuar. Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Delia u shpreh se kjo organizatë kishte gjeneruar miliarda euro të ardhura. Delia shtoi se ky grup kriminal trafikonte sasi të mëdha droge në periudhë të shkurtër kohe “Një organizatë kompakte, lëvizte shuma të mëdha parash. Kishte mundësi të trafikonte sasi të mëdha droge në periudhë të shkurtër kohe. Emri i Franc Çopjas është lakuar fillimisht nga drejtësia belge. Ai u ekstradua nga Dubai në fund të vitit 2023. Nga këto të dhëna, e reja del nga zhvillimi dhe çfarë kanë zbuluar nga bisedat në aplikacionin Sky....