Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shefi i ushtrisë izraelite pajtohet me planin për të pushtuar Gazën: Do ta bëjmë në mënyrën më të mirë të mundshme
Pas miratimit nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Izraelit për marrjen e qytetit të Gazës, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerali Eyal Zamir, i cili më herët kishte shprehur kundërshtime ndaj këtij plani, ka deklaruar se ushtria do ta zbatojë atë “në mënyrën më të mirë të mundshme, me përgjegjësi dhe sipas parimeve kombëtare”. “Në përputhje me përgjegjësinë kombëtare që ka ushtria dhe komanda e saj, do të vijojmë drejt zbatimit të këtij plani. Jemi përgjegjës për gatishmërinë e forcave tona, për sigurinë e shtetit dhe qytetarëve, për kthimin e pengjeve dhe për shkatërrimin e Hamasit – dhe këtë do ta bëjmë”, tha Zamir gjatë një takimi me komandantët e forcave dhe oficerët e lartë. Ai shtoi se tashmë Shtabi i...