Mitrovica International Jazz Days nis sot

Mitrovica International Jazz Days nis sot

Muzika xhaz do të pushtojë qytetin e Mitrovicës nga sot e deri më 10 gusht, në kuadër të Festivalit Mitrovica International Jazz Days, i cili këtë vit vjen me moton “MitroLove”. Festivali synon të promovojë jo vetëm muzikën cilësore nga skena ndërkombëtare, por edhe fuqizimin e të rinjve dhe grave në art, duke i dhënë hapësirë talenteve të reja që performojnë në zhanre të ndryshme si jazz, rock, alternative, hip-hop, punk, metal, new wave, fusion dhe pop, transmeton KultPlus. Organizatorët kanë ftuar muzikantë të rinj nga 18 deri në 30 vjeç, të aplikojnë për të performuar si solistë ose në grup, me qëllim që t’u ofrohet një platformë për t’u afirmuar përpara një audience vendore dhe ndërkombëtare. Mitrovica International Jazz Days po kthehet në një...