Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Përfshihen nga zjarri pylli dhe kullotat në Tragjas
Pasditen e së premtes, një zjarr ka rënë në fshatin Tragjas, Njësia Administrative Orikum. Flakët kanë përfshirë zonën me pyll dhe kullotë, duke u përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë. Në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit dhe shërbimet emergjente, të cilat po punojnë për të ndaluar avancimin e zjarrit dhe për të mbrojtur zonat e banuara.