Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Nuk ka uri në Gaza”/ Tension gjatë telefonatës mes Trump dhe Netanyahu
Presidenti amerikan Donald Trump i është kundërpërgjigjur me të madhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu gjatë një telefonate, pasi ky i fundit mohoi raportet për urinë në Gaza, raporton NBC News. Netanyahu ka pohuar se në enklavën palestineze nuk ka uri, megjithëse forcat izraelite po e bllokojnë zonën dhe stafi mjekësor në Gaza ka denoncuar mungesë të ushqimeve. Gjatë telefonatës, Netanyahu insistoi se raportet për uri janë sajuar nga grupi militant Hamas, por Trump e ndërpreu duke thënë se ndihmësit e tij kishin prova të kundërta. Burime pranë NBC thanë se biseda u nis me kërkesë të Netanyahut, por u dominua nga fjalët e Trump. Trump ka treguar interes personal për këtë çështje për shkak të mbështetjes së SHBA-së për Fondacionin Humanitar të Gazës (GHF), i...