Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Shqipëria turistike në lupën e turistëve të pakënaqur!
Loreta Koleci TIRANË- Kur flasim për "Shqipërinë turistike", vërejmë shumë realitete të përziera. Nga njëra anë, është entuziazmi për bukuritë që ofron natyra shqiptare, nga ana tjetër, ka shumë shqetësime reale që i shprehin hapur turistët, sidomos përmes platformës TikTok. Po për çfarë ankohen turistët? Transportin publik Autobusët në Tiranë nuk kanë orare fikse, stacionet pa sinjalistikë dhe shpesh mungon informacioni i domosdoshëm për udhëtarët. Po ashtu, linjat e transportit publik janë të rralla dhe jo në çdo vend ka transport publik, sidomos në pika turistike në Shqipëri. Një vajzë tregon pamje nga pushimet e saj në Shqipëri, trafik, shumë njerëz në urban dhe dyre që nuk mbyllen. Çmime të larta dhe shpesh të paqarta Shqipëria në korrik dhe në gusht ka çmime të shtrenjta dhe...