Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Zgjedhjet u vodhën”/ Balliu: Opozita s’mund të fajësohet për humbjen, ndërkombëtarët duhet të…
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i ftuar në studion e News24, ka deklaruar se përgjegjësia për humbjen në zgjedhje nuk mund t’i atribuohet opozitës në një situatë ku procesi zgjedhor është manipuluar. “Nuk mund t’i vendosim faj opozitës për humbjen në zgjedhje kur kemi pasur vjedhje. Opozita nuk mund të bëjë edhe rolin e policit, edhe të prokurorit. Nëse biem dakord që zgjedhjet janë vjedhur, si mund ta ketë fajin opozita?”, u shpreh Balliu, duke theksuar se brenda PD nuk ka fragmentarizim, por vetëm debate të brendshme. Ai i bëri thirrje ndërkombëtarëve të mos mbeten të ftohtë përballë kësaj situate, duke nënvizuar se po cënohen parimet demokratike dhe pluralizmi në vend. “Është esenciale që ndërkombëtarët të veprojnë dhe të flasin të vërtetën...