Kushtetutesja në Kosovë: Votim i hapur për kryeparlamentarin

Kushtetutesja në Kosovë: Votim i hapur për kryeparlamentarin

Në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet, se deputetët e Kuvendit nuk e kanë zbatuar Aktgjykimin e 26 qershorit, dhe rrjedhimisht të gjitha seancat nga data 27 qershor deri më 26 korrik 2025 shpallen të pavlefshme. Gjykata Kushtetuese e Kosovësgjykoi, se deputetët e parlamentit duhet të zgjedhin kryetarin e organit më të lartë ligjvënës përmes votimit të hapur dhe jo siç është tentuar në 27 seanca vetëm me votim të fshehtë. Lëvizja Vetëvendosja këmbëngulte që kandidatja e saj, Albulena Haxhiu, të votohet me votim të fshehtë, por deputetët e partive opozitare të deritashme nuk merrnin pjesë në votim duke e kundërshtuar formën e votimit të fshehtë dhe duke e cilësuar atë antikushtetuese. Sipas një njoftimi të datës 08.08.2025 të Gjykatës Kushtetuese, që u publikua në ditën...