“Resort, truall dhe automjete”/ Goditja e grupit kriminal, zbardhen pronat e sekuestruara nga SPAK

“Resort, truall dhe automjete”/ Goditja e grupit kriminal, zbardhen pronat e sekuestruara nga SPAK

Me vendimin nr. 543 date 07.08.2025, Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestrimin preventiv për gjithsej 14 pasuri të llojeve të ndryshme me vlera disa miliona eurosh, duke përfshirë resorte, vila, apartamente, trualle, automjete dhe kuota në shoqëri, në emër të personave nën hetim  si më poshtë: Resorte turistike: “A….. PARK” Resort ku përfshihen hotele, godina shërbimi, restorant dhe ambiente tregtare,  Xhafzotaj, Durrës. Vila dhe apartamente: Vilë dy katëshe tip “ELYSIAN”, në bregdetin e Dhërmiut, bashkia Himarë (sipërfaqe totale rreth 378.2 m²), me vlerë tregu prej afërsisht 1.000.000 Euro. Vilë e porositur datë 06.11.2024, në Tiranë. Truall, toka dhe ndërtesa: Pasuri truall dhe ndërtesa në Tiranë, Sharrë. Pasuri (me status regjistrim të përkohshëm). Pasuri nr. 349/45 në bashkëpronësi. Tokë arë me sipërfaqe 5900 m², Sharrë, Tiranë....