Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Aksident në aksin Fier-Lushnjë
Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur ne vendin e quajtur “pushimi shoferit” në autostraden Lushnjë-Fier. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale por është bllokuar qarkullimi rrugor duke shkaktuar rradhë të gjata automjetesh në autostradë. Policia e qarkullimit rrugor me forca shtesë ka devijuar kalimin e mjeteve nga autostrada drejt fshatrave Kemishtaj dhe Krutje perkohesisht deri ne normalizimin e trafikut. Ndërkohë grupi i punës po dokumenton aksidentin ku disa makina janë përplasur dhe kanë pësuar dëme materiale. Fluksi i mjeteve që përshkojnë autostradën është tepër i lartë në këtë periudhë.