Kukulla Labubu me vlerë mijëra dollarë vidhen nga një dyqan në Los Angeles

Kukulla Labubu me vlerë mijëra dollarë vidhen nga një dyqan në Los Angeles

Hajdutët vjedhin kukullat ikonike Labubu me vlerë dhjetëra mijëra dollarë nga një dyqan në Los Angeles. “Ata morën një shumë të madhe, ndoshta rreth 30,000 dollarë ose më shumë nga inventari,” tha Joanna Aventano, bashkëpronare e dyqanit One Stop Sales. “Kemi punuar shumë për të arritur në këtë pikë, dhe që dikush të vijë e të marrë gjithçka, sikur të mos kishte ndodhur asgjë, është shumë zhgënjyese.” Sipas Aventano, një kamion i dyshimtë ishte parë i parkuar jashtë dyqanit të martën në mbrëmje. Ajo beson se hajdutët po ndiqnin llogarinë e dyqanit në rrjetet sociale, pasi sapo ishte njoftuar një dërgesë e re me kukullat Labubu – të cilat shiten menjëherë sapo mbërrijnë. Në një video sigurie të postuar nga dyqani, katër persona shihen duke...