Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Drogë nga Amerika Latine në Europë/ Organizata kriminale shqiptare trafikoi 17 ton kokainë, milionat i investonin në resorte në Shqipëri
Prokuroria e Posaçme ka publikuar njoftimin zyrtar lidhur me goditjen e organizatën kriminale shqiptare që ndikonte në tregun e kokainës në Evropë ndërsa janë sekuestruar rreth 17 tonë kokainë. Janë 16 urdhërarreste të firmosura, për 14 arrest me burg dhe për 2 detyrim me paraqitje. Janë ekzekutuar masat e sigurimit për 9 persona, përfshirë dhe një nga drejtuesit. Nga këta 7 me masën“arrest me burg” dhe 2 me masën “detyrim paraqitje”, ndërsa një prej të hetuarve gjendet aktualisht i arrestuar në një vend të BE – së (drejtues i organizatës). Po punohet për ekzekutimin e masave të sigurimit për 6 persona të tjerë. Kjo organizatë kriminale operonte në një shkallë globale, duke bashkëpunuar me grupe të tjera kriminale për të lehtësuar transportet drejt porteve evropiane dhe investonte fitimet e mëdha...