Aplikimi për vizë amerikane, Ambasada amerikane jep njoftimin: Ja çfarë ndryshon nga 2 shtatori

Aplikimi për vizë amerikane, Ambasada amerikane jep njoftimin: Ja çfarë ndryshon nga 2 shtatori

Ambasada e SHBA në Tiranë TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar se, duke filluar nga data 2 shtator 2025, të gjithë aplikantët për viza jo-emigruese, përfshirë edhe ata që kërkojnë rinovim, do të jenë të detyruar të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor. Ky ndryshim ka për qëllim forcimin e procedurave të kontrollit dhe vlerësimit. Ndërkohë, për më shumë detaje, qytetarët mund të vizitojnë linkun e shpërndarë nga ambasada. Njoftimi i Ambasadës së SHBA: Duke filluar nga data 2 shtator 2025, aplikantët për viza jo-emigruese në shumicën e kategorive të vizave, përfshirë edhe ata që po rinovojnë, do të jenë të detyruar të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor. Për më shumë informacion, vizitoni: http://bit.ly/3J8LncS/ZËRI