Cilat pjesë të Gazës kanë mbetur pa u pushtuar nga Izraeli?

Cilat pjesë të Gazës kanë mbetur pa u pushtuar nga Izraeli?

Plani i miratuar së fundmi nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu synon që forcat izraelite të marrin nën kontroll qytetin e Gazës, në veri të enklavës, për herë të parë gjatë këtij konflikti. Qyteti, që është shtëpi për një milion banorë, është i rrethuar nga toka që tashmë ndodhet nën kontrollin e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) ose është subjekt i një urdhri evakuimi. Izraeli thotë se kontrollon 75 për qind të Gazës, ndërsa OKB vlerëson se rreth 87 për qind e territorit është ose në zona të militarizuara ose nën urdhra evakuimi, shkruan BBC. Më në jug, sipas OKB-së, ka zona në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, përgjatë bregdetit të Mesdheut, që nuk janë të pushtuara nga Izraeli. Këto zona përfshijnë kampet e refugjatëve,...