Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Ndërron jetë në moshën 75-vjeçare Terry Reid, legjenda e muzikës britanike
Muzikanti britanik Terry Reid, i njohur për zërin e tij të fuqishëm dhe shpirtëror, i cili mori nofkën “Supermushkëritë”, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, konfirmuan përfaqësuesit e tij në Britani. Karriera e tij ishte e lidhur ngushtë me ato të grupeve legjendare si “The Rolling Stones” dhe Jimmy Page. Në muajt e fundit të jetës së tij, Reid po merrte trajtim për kancer. Edhe pse asnjë këngë e tij nuk arriti të renditet në tabelat britanike, albumet e tij si “River” (1973) morën vlerësime të larta nga kritikët. Reid kishte një vetëbesim të jashtëzakonshëm, duke refuzuar kërkesat nga grupe si “Led Zeppelin” dhe “Deep Purple” për t’u bërë vokalist i tyre. Përkundrazi, ai i kishte përkushtuar veten karrierës së tij solo, dhe kishte patur...