Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Alarm në Itali! Një viktimë dhe disa të shtruar në spital pas konsumimit të brokolit të konservuar, sekuestrohet produkti në gjithë vendin
Një ngjarje tragjike që ka ndodhur në vetëm pak orë në Kalabri, por tashmë ka ndezur alarmet në të gjithë zinxhirin agro-ushqimor kombëtar në Itali. Prokuroria e Paolës ka urdhëruar sekuestrimin urgjent, në shkallë kombëtare, të një produkti ushqimor të dyshuar për helmim: bëhet fjalë për kavanozë me brokoli në vaj, që mendohet se kanë shkaktuar një intoksikim të rëndë nga botulizmi në provincën e Cosenza-s. Bilanci është i rëndë: një viktimë dhe nëntë persona të shtruar në spital, mes tyre edhe dy familjarë të viktimës. I ndjeri është Luigi Di Sarno, 52 vjeç, turist nga Cercola (Napoli), i cili po kalonte pushimet në Kalabri. Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, pasi kishte shfaqur simptomat e para, Di Sarno ishte paraqitur në një klinikë private në...