Berisha: Narkoshteti i falimentuar i Ramaduros, falimentoi me sukses edhe këtë degë kryesore të ekonomisë tonë

Berisha: Narkoshteti i falimentuar i Ramaduros, falimentoi me sukses edhe këtë degë kryesore të ekonomisë tonë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me rënien dramatike të turizmit në Shqipëri, që sipas tij, shkaqet lidhen drejtëpërdrejtë me keqmenaxhimin, narkoeurot dhe çmimet stratosferike. ‘Shkaqe më kryesore të kësaj rënie pandalshme sigurisht janë narkoeuro dhe çmimet stratosferike. Narkoshteti i falimentuar Ramaduros falimentoi me sukses edhe këtë degë kryesore të ekonomisë tonë!’, thekson Berisha në Facebook.   Postimi i plotë: Rënie dramatike e turizmit. Të dashur miq, me gjithë propagandën e neveritshme të Ramaduros dhe mediave të tij, rënia dramatike e turizmit nga viti në vit është tashmë realiteti që nuk mohohet. Shkaqe më kryesore të kësaj rënie pandalshme sigurisht janë narkoeuro dhe çmimet stratosferike. Por ka dhe shkaqe të tjera. Kështu, krahas brigjeve, ujërave, panoramave magjepsëse të natyrës që vendi...