“S’dua të dëgjoj se uria në Gaza është e rreme”: telefonatë e nxehtë mes Trump dhe Netanyahut

“S’dua të dëgjoj se uria në Gaza është e rreme”: telefonatë e nxehtë mes Trump dhe Netanyahut

Një bisedë e nxehtë që Donald Trump pati me Benjamin Netanyahun disa ditë më parë, zbuloi NBC News. Presidenti amerikan mendohet se ngriti zërin dhe ndërpreu papritur kryeministrin izraelit, gjatë telefonatës shumë të ngarkuar, kur Netanyahu këmbënguli se “nuk ka uri” në Rripin e Gazës. Incidenti, i cili ndodhi më 28 korrik, erdhi si kulm i tensioneve në rritje midis dy aleatëve, mes shqetësimeve serioze për situatën humanitare në rajon. Sipas një raporti zbulues nga NBC News, i cili bazohet në raportet nga një zyrtar i lartë amerikan, dy ish-zyrtarë amerikanë dhe një diplomat perëndimor, përballja ndodhi një ditë pasi Netanyahu bëri një deklaratë publike nga Jerusalemi në të cilën ai siguroi: “Nuk ka politikë urie në Gaza. Dhe nuk ka uri në Gaza.” Trump,...