Burimi:
Tesheshi.com

Foto © Tesheshi.com
Vendimi sionist për Gazën shkund Merz-in
Kancelari gjerman Friedrich Merz njoftoi se ai dhe qeveria e tij do të ndalojnë të gjitha eksportet e armëve dhe pajisjeve ushtarake në Izrael që mund të përdoren në Rripin e Gazës. Ky reagim është në përgjigje të njoftimit të Izraelit se do të pushtojë Qytetin e Gazës dhe të gjithë enklavën. “Gjermania nuk do të miratojë eksportin e pajisjeve ushtarake në Izrael deri në njoftim të mëtejshëm nëse ekziston mundësia që ato të mund të përdoren në Gaza,” tha Merz pak çaste pasi u njoftuan planet e Izraelit. Kancelari theksoi se është “gjithnjë e më e vështirë të kuptohet” se si strategjia ushtarake e Izraelit mund të kontribuojë në arritjen e qëllimeve legjitime. Ai shtoi se, duke pasur parasysh rrethanat aktuale, Gjermania nuk do...