Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Meta do lirinë! Gjyqtari me pushime, tjetri shpall moskompetencë
Ilir Meta vijon qëndrimin në burg. Gjyqi u shty, pasi Mbrojtja e tij theksoi se kërkesa nuk mund të shqyrtohej nga një gjyqtar i gatshëm, por nga gjyqtari i hetimit paraprak. Gjyqtari i gatshëm që do të jepte vendimin në Gjykatën e Posaçme kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë ishte Erjon Bani. Ai vetë shpalli moskompetencën për të vendosur në lidhje me zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për Ilir Metën, me një masë më të butë sigurie. Edhe avokati Kujtim Cakrani sqaroi për median se gjyqtari që duhet të japë vendimin është Erjon Çela. “Duket se edhe në dijeni të këtyre rretjanave vetë presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk ishte i pranishëm në seancë. Ndërsa SPAK përfaqësohej nga prokurori Alfred...