Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Atentat në Budva ndaj bosit të mafias ‘Kan’, publikohen pamjet tronditëse
Një atentat i armatosur ndodhi në një hotel në Budva, ku u plagos Marko Ljubisha, i njohur si ‘Kan’, kreu i bandës së Budvës dhe i afërt me klanin famëkeq ‘Shkaljar’. Pamjet e publikuara nga mediat malazeze tregojnë momentin kur autori e qëllon në pishinë dhe largohet. Sipas policisë, ‘Kan’ ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ky është atentati i katërt ndaj tij, dyshohet për përfshirjen e klanit rival ‘Kavaç’.