Trump i kërkoi Melonit t’i organizojë takimin me Putinin në Romë, refuzon Kremlini: Italia është shume mike me Ukrainën

Trump i kërkoi Melonit t’i organizojë takimin me Putinin në Romë, refuzon Kremlini: Italia është shume mike me Ukrainën

Të enjten, më 7 (gusht), Trump telefonoi kryeministren Meloni dhe i propozoi të priste të hënën samitin në Romë. Kryeministrja u shpreh menjëherë e gatshme dhe pak orë më vonë Rubio e propozoi zyrtarisht Romën edhe në mbledhjen e Këshilltarëve për Sigurinë Kombëtare (NSA), e zhvilluar mes Italisë, Francës, Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Ukrainës dhe Finlandës. Zelensky shprehu menjëherë miratimin e tij, duke thënë se ishte “shumë pro” kësaj ideje. Por po aq e menjëhershme ishte edhe kundërshtia e Rusisë e cila, sipas burimeve, “e konsideron Italinë një vend tepër të rreshtuar me Ukrainën”. Ky nuk është i vetmi pengesë. Putin është zyrtarisht i shpallur në kërkim nga një urdhër arresti ndërkombëtar i lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, gjë që duket se...