Fadil Hasa, aktori i njohur i humorit që po i mungon skenës shqiptare

Fadil Hasa, aktori i njohur i humorit që po i mungon skenës shqiptare

Fadil Hasa Fadil Hasa lindi në Krujë, me 8 prill 1940 dhe kreu gjimnazin “29 Nëntori” në Shkodër, ku u aktivizua në aktrim e për t’u bërë më pas i njohur si aktor me të dhëna të shprehura ndaj teatrit të varietesë, qysh me grupin e Estradës Amatore të Portit të Durrësit (1963-1970). Falë aftësive të tij, në vitin 1970 u thirr si aktor profesionist në Estradën e Durrësit, ku punoi deri sa doli në pension, në vitin 1993. Gjatë karrierës së tij ka luajtur mjaft role në komedi me një akt, skeçe, parodi e pantomime, dialogje dhe forma të tjera të shkurtra të estradës.Personazhet e shumta që Hasa ka sjellë kanë marrë shumë vlerësime nga publiku. Fadili ka shënuar emrin e tij edhe në...