Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Arben Duka: Pak na mburrën, pak na deshën… sa shumë që na shanë…
Poezi nga Arben Duka Jeta ime që s’të zhytaNë llum e në baltë,Por as dot nuk të gostitaMe llokum e mjaltë. Jeta ime. Të dy ecëmSi dy të harbuar.Diku ramë e diku ngecëm,Po prapë jemi çuar. Jeta ime, jeta imeQilim dot s’të shtrova,Nëpër mjegull e gjëmimeSi i marri shkova. Pak na mburrën, pak na deshënSa shumë që na shanë.Ne të sharat i përqeshëmKokën hiç s’e çamë. Jeta ime, jeta imeS’të bëra nallanePo të vesha me blerimeNë shi e tufane. Nuk të fsheha në një strofull,S’të blova në mokërDhe pse kishim rreth e rrotullMijëra mediokër. Le të ecim, kohë s’kemiQë t’ia fusim gjumit,Le të ndezim, sa të jemiNjë dritëz mes llumit!… ObserverKult Lexo edhe: ARBEN DUKA: LAMTUMIRË E DASHUR… S’kam dashur kurrë që të lëndohesh,se të...