Shkrim i vitit 1842: Shqiptarët – një popull luftarak në kufijtë e qytetërimit

Shkrim i vitit 1842: Shqiptarët – një popull luftarak në kufijtë e qytetërimit

Studiuesi francez dhe filologu sllav Cyprien Robert (1807-1860?), lindi në Anzhe, studioi gjuhët sllave nën drejtimin e poetit të madh polak Adam Mickiewicz, të cilin e pasoi si profesor i gjuhëve dhe letërsive sllave në Collège de France në Paris (1845-1857). Ai ishte gjithashtu redaktor i periodikut me ndikim të shekullit XIX, Revue des Deux-Mondes. Pas udhëtimeve të gjera në Ballkan, botoi një vepër të gjatë mbi botën greko-sllave, duke përfshirë edhe një kapitull interesant për shqiptarët nga i cili vjen përzgjedhja e mëposhtme.[1] Nga: Cyprien Robert[2]Përktheu në anglisht (nga frëngjishtja): Robert ElsiePërktheu në shqip (nga anglishtja): Agron Shala Në skajin perëndimor të botës greko-sllave ndodhet një komb gjithnjë nën armë, që përbën një kastë të mirëfilltë luftëtarësh në provincat osmane. Ata nuk janë më pak të frikshëm...