Burimi: 
								Gijotina.com
								
							
                                    Foto © Gijotina.com                                
                            (VIDEO) Zjarri në Vlorë i qëllimshëm, fillimisht iu vu flaka eskavatorit
                            Dalin pamjet në momentet kur merr flakë fusha e mbetjeve në Vlorë. Sipas pamjeve filmike, dallohet qartë vatra e zjarrit që nis fillimisht nga eskavatori (skrepi) që punonte të fusha e mbetjeve dhe më pas përhapen flakët edhe të ndihmuara nga era në të gjithë fushën e mbeturinave. Zjarri dyshohet që të jetë i qëllimshëm dhe Policia ka administruar pamjet filmike për të vlerësuar dhe ekspertuar personin apo personat që e kanë vendosur zjarrin fillimisht tek mjeti i rëndë. Kjo është e disata herë që fushës së mbetjeve i vihet zjarri qëllimisht për këtë vit.